5 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 10 janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ku 28 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,759 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 99 Rëntgena, 14 EHO dhe 12 CT-ja.

Në spitalin e qytetit të Pejës gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë shtatë lindje – dy normale dhe pesë me prerje cezariane. Kanë lindur shtatë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.