Policia jep detaje për vdekjen e një të moshuari nga aksidenti në Kamenicë

Një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur mbrëmë, pasi është goditur nga një veturë rreth orës 19:00 në lagjen “Iliria”.

Nga policia kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar.

“Rr. Adem Jashari, Kamenicë 21.09.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore  duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet  e rrugës kishte goditë këmbësorin  viktimën mashkull  kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.