Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje pritet të zhvillohen dy intervista, ku do të dëshmojë Valdet Hasani, ish-menaxher i Qendrës së karantinës në orën 11:00 si dhe babai i të ndjerit Agon Musliu, Naim Musliu në orën 14:00.
Mbledhja pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Agon Musliu, 26-vjeçari nga Gjilani, vdiq muaj më parë, ku dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.