Pak orë pasi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, është emëruar në pozitën e Koordinatorit Nacional të Kosovës për Siguri Kibernetike, atij i është hakuar llogaria personale në Facebook.
Personi që e ka marr nën kontroll llogarinë Zafir Berishës në Facebook, ka bërë një postim, duke ironizuar me Kordinatorin Nacional të Kosovës për Siguri Kibernetike.
Ndryshe, emërimi i Berishës si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale. Pos koordinatorit për Siguri Kibernetike Berisha është emëruar edhe Koordinator për Menaxhimin e Emergjencave.