Dashi
Ndiqni sugjerimin e yjeve! Hapni mendjen për ide të reja. Regjistrimi në një kurs, për shembull, mund të funksionojë dhe mund të jetë gjëja e duhur në këto momente. Si një alternativë, gjithmonë mund të shfletoni bibliotekën dhe të blini librin e shkrimtarit tuaj të preferuar! Në themel të marrëdhënies tuaj si çift është dëshira për të zbuluar gjithmonë diçka më shumë për njëri-tjetrin.
Demi
Shfaqja e gjërave fsheh një të vërtetë tjetër. Prandaj, mos u ndal në sipërfaqen e një thashethemi, diçka që të është raportuar provo t’i shkosh pak më thellë. Gjithashtu apeloni nëse një vendim i juaji është i drejtë dhe të tjerët nuk e marrin parasysh. Dëshira për arratisje dhe argëtim me dikë tjetër nuk mund të jetë e mjaftueshme për të hedhur mbrapa një histori e cila është egzistene prej një kohë të gjatë. Mendoni mirë dhe më pas veproni me qetësi.
Binjakët
Rifillimi i punëve të përditshme nuk ju gjen aspak të mërzitur. Ju keni Hënën në fushën e gjashtë, në sektorin astrologjik të gazetës dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Ju do të dilni me ide të jashtëzakonshme për përmirësimin e aktiviteteve të përditshme. Në dashuri jeni imagjinar, dhe partneri ju falënderon! Hapni zemrën tuaj, kënaquni plotësisht dhe kthejani gjithë dashurinë që partneri juaj ju jep.
Gaforrja
Ylli i natës sot kalon përmes elementit tuaj dhe ju jep energji të madhe. Do të argëtoheni shumë edhe nëse jeni të detyruar të studioni ose të punoni. Ditën e sotme ju do të jeni të shpejtë për të kryer detyrat tuaja! Sa i përket çifteve yjet do t’ju ofrojnë mundësinë të lini pas tensionet e ditëve të fundit. Kapeni këtë tren, me besim se do t’ia vlejë.
Luani
Ju nuk dukeni mjaft në formë sot! Hëna në fushën e katërt mund t’ju mërzitë nëse nuk mbroni veten siç duhet. Ajo do të shkaktojë disa probleme në familje. Për më tepër, personi që ju bën zemrën t’ju rrahë do t’ju gjejë pak më të vëmendshëm ndaj njerëzve të tjerë që mund t’ju pëlqejnë. Mundohuni të përmbani nervozizmin, nuk ia vlen aspak të dorëzoheni në hovat e papritura të nervave.
Virgjëresha
Ju mund të mbështeteni në një ose më shumë miq të besuar që janë në anën tuaj. Ata do të jenë në gjendje t’ju provojnë se mund të keni besim te ata. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të realizoni një projekt që është afër zemrës tuaj pa shqetësime të mëtejshme! Përqendrohuni në krijimtarinë dhe imagjinatën, si dhe vendosmërinë, për të marrë rezultatet më të kënaqshme nga puna juaj.
Peshorja
Gjendja e financave tuaja do të jetë pak si e hutuar sot. Ju nuk do të keni kohë dhe dëshirë për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe mund të bëni shpenzime të tepruara. Për fat të mirë, ju shijoni miqësinë e njerëzve të cilët do të jenë në gjendje t’ju këshillojnë për më të mirën dhe t’ju ndihmojnë, nëse është e nevojshme, edhe nga pikëpamja praktike. Një dashuri e re? Kjo mund të mos jetë një ide e mirë!
Akrepi
Në tranzit në shenjën tuaj do t’ju mbledhë të gjithë energjitë pozitive të Plutonit. Hëna ju bën të jeni të hapurdhe komunikuese me të tjerët. Një ngjarje e papritur kthehet në një mundësi fatlume pasi një çështje në biznes do të përfundojë me sukses! Si çift, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ju e doni njëri-tjetrin dhe e shihni botën nga i njëjti kënd.
Shigjetari
Edhe nëse po kaloni një kohë të vështirë, duhet të lëvizni përpara dhe të heqni qafe këto emocione dhe ndjenja negative. Një ditë që nuk garanton komunikim të qetë me mjedisin përreth prandaj do të bënit mirë të shtynit sqarimet me persona që këni konflikte. Mos e detyroni veten me sporte të vështira , mos e humbni energjinë tuaj në aktivitete jo-konstruktive. Bëni durim në gjithçka pasi shumë shpejt do të vijë dhe momenti juaj.
Bricjapi
Puna dhe karriera do të dominojnë këtë të hënë. Ju do i nënshtroheni vendimeve të rëndësishme dhe negociatat e biznesit do të vazhdojnë pa vështirësi. Çështjet ekonomike do të përballen me probleme prandaj mendohuni dy herë para se të harxhoni para. Mbrëmja pritet të kalohet afër miqve pasi partneri juaj ju ka lënë pas dore dhe nuk dëshiron që të kalojë momente me ju. Prandja tregoni kujdes dhe hapini sytë pasi diçka jo e këndshme është duke ndodhur.
Ujori
Nëse ka tensione dhe mosmarrëveshje në marrëdhëniet profesionale, përfitoni nga kjo ditë për të gjetur një zgjidhje. Në planin fizik, nuk ka problem, por përpiquni të jeni të kujdesshëm. Disa tensione nuk do të mungojnë as midis çifteve , por një mirëkuptim i mirë seksual do t’ju lejojë të harroni humorin e keq dhe të rifilloni dialogun me të dashurin tuaj.
Peshqit
Hëna në Akrep ju jep një dorë për sa i përket humorit të mirë dhe vetëvlerësimit. Ishte e domosdoshme, pasi kohët e fundit keni pasur ndonjë pasiguri! Një ditë shumë e qetë, për të kaluar në shoqërinë e atyre që doni, duke qëndruar zgjuar vonë në intimitet të ngushtë. Është dita e duhur për të rezervuar një udhëtim ose për të vendosur për diçka që keni shumë kohë që e mendoni.