1880 raste aktive me koronavirus, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit


61 raste të reja janë raportuar me Covid-19 në raportin 24 orësh të IKSHPK’së. Numri total i të prekurve është 15,063. 613 persona kanë vdekur deri më tani pasi janë prekur nga kjo sëmundje ndërkohë që 12,570 janë shëruar.
1880 raste janë aktive me virusin Covid-19. Kosova prej fillimi të pandemisë ka kryer 62,011 testime.  

Por si krahasohet gjendja në rajon me pandeminë?

Mali i Zi ka në total 7,898 raste me Covid-19 të konfirmuara. 134 kanë humbur jetën pasi janë prekur me virus, janë shëruar 5,129 ndërsa raste aktive janë 2,635. Mali i Zi ka kryer 61,307 testime deri më tani.

Maqedonia e Veriut ka 16735 raste të konfirmuara, 693 vdekje, 13,863 të shëruar, 2,179 raste aktive ndërsa janë kryer 175,465 testime.