Gjatë ditës së diele është arrestuar prezantuesi i emisionit “Kojshia Show, Sadri Imeri.
Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar
Organet kompetente pas veprimit të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.
Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehur dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.
Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprime në emisionin e tij, por kësaj radhe nuk i ka rezultuar ashtu siç duhet.