Universiteti i Prishtinës ka hapur dyert për pranimin e studentëve të rinj.
Kjo u bë e ditur nga Këshillat Studentore të fakulteteve.
Sipas njoftimit afati për aplikim do të jetë nga data 21 shtator deri më 30.09.2020.
Pranimi i dokumenteve do të bëhet çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet ti kenë këto dokumente:
a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj;
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë);
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë);
d) Kopjen e letërnjoftimit;
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë;
g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.