Mustafa zotohet për përkrahje të prodhimit vendor në takimin me përpunuesit e qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë ditës së sotme ka taktuar disa blegtorë dhe përpunues të qumështit.

Në këto takime është diskutuar për masat që po merr Qeveria drejt zgjidhjes së sfidave për këtë sektor, njofton Klan Kosova.

“Fatmirësisht, të gjithë po bashkëpunojmë në këtë drejtim për të përkrahur prodhimin vendor duke ditur se tanimë fillon cikli natyror i zbritjes së prodhimit primar dhe rritjes së konsumit të qumështit dhe produkteve të tij”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Njëkohësisht, do të vazhdojmë kontrollet në markete që ato të ndajnë qartazi produktet me yndyrë shtazore nga ato me yndyrë bimore”.