Mega-aksioni policor i cili u zhvillua mbrëmë dhe sot nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i asistuar nga Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, i cili kishte për qëllim kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale në zonën e Karaçevës, rezulton se u realizua me sukses 100%, së paku nga ana e IPK-së, pasi që në pranga të tyre përfunduan 12 zyrtarë policorë për të cilët ishte urdhëruar arrestimi.
Gazeta Sinjali publikon listën ekskluzive me emrat dhe mbiemrat e plotë të zyrtarëve policorë të arrestuar. Nga numri total i të arrestuarve, 9 policë janë shqiptarë dhe 3 të tjerë nga komuniteti serb.
Për të gjithë këta zyrtarë është urdhëruar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda këtij afati, të njëjtit pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Lista e plotë:
Ferid Leci
Imer Spahiu
Raif Thaçi
Sokol Keka
Hydush Kastrati
Fatmir Kallaba
Selami Kastrati
Svetozar Markoviç
Asllan Kryeziu
Zllatan Arsiç
Stavisha Nikoliç
Feat Zeqiri
Zyrtarët policorë që u prangosën mbrëmë dhe sot, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si: trafikim i qenieve njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit, ata dyshohet se vendosën të rreshtohen me krimin, t’i ndihmojnë kontrabandistët dhe të përfitojnë nga veprimtaria e tyre.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/