Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.
Sipas institutit, në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë.
Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s.
Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë, kurse reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjellura me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë jugore.