Gazeta Sinjali ka siguruar listën e zyrtarëve policorë që janë prangosur në mega-operacionin e Policisë së Kosovës, kundër veprimtarive ilegale në zonën kufitare në Karaçevë.
Zyrtarët policorë që u prangosën sonte, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si: trafikim i qenieve njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit, ata dyshohet se vendosën të rreshtohen me krimin, t’i ndihmojnë kontrabandistët dhe të përfitojnë nga veprimtaria e tyre.
Në mesin e dhjetra personave që pritet të vihen në pranga, sonte janë arrestuar edhe 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kryesisht shërbenin në zonën e Anamoravës, me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.
Nga kjo shifër, 9 zyrtarë policorë janë shqiptarë dhe 3 të tjerë nga komuniteti serb.