Është mbajtur eventi “Miss Universe Albani & Kosova”, ku morën pjesë konkurruese të ndryshme.
Është zgjedhur njëra prej tyre, e cila do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.
Ajo e cila është përzgjedhur është Blerta Veseli, në mesin e një numri të madh të bukuroshe që u bënë pjesë e këtij kompeticioni.
Kësaj radhe prezantues të këtij eventi ishin Aludin Hamiti dhe dy bukuroshet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.
Kurora për Blertën është dorëzuar nga Fatbardha Hoxha, e cila u zgjodh “Miss Univers Kosova” vitin e kaluar.
Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, pjesëmarrja e bukuroshes bionde në eventin “Miss Universe 2020” do të jetë në vitin 2021.