Në zonën kufitare të Karaçevës në Kamenicë, janë bastisur shumë kazino.
Nga vendi i ngjarjes ekipi i KOHËS, ka njoftuar se në hyrje të fshatit të Karaçevës është kontrolluar secila veturë.
Në pjesën ku ka shumë kazino, që veprojnë ilegalisht, janë bastisur dhe ka nisur rrënimi i tyre. Në mesin e personave që janë arrestuar ka edhe policë të cilët nuk kanë pozita të larta.
Përveç policisë, në bashkëveprim është edhe Inspektorati Policor derisa aksioni u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
KOHA ka mësuar se në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë Rashit Qalaj dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.