18 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje të rëndë

18 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë 13 janë në okgsigjenoterapi, prej të cilëve pesë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, në këtë spital janë kryer tri lindje, të trija normale dhe që të trija foshnjet femra.

Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,579 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 111 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 71 Rëntgena,25 EHO dhe 15 CT-ja.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindjet kanë qenë normale dhe kanë lindur 3 foshnje të gjinisë femërore.

2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.