Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.