Barazimi me Moldavinë dhe humbja nga Greqia i kanë kushtuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll me një pozitë në ranglistën e FIFA-s.
Tani “Dardanët” zënë vendin e 116-të, nga 115-a sa ishin më herët.
Kosova në muajin shtator në Ligën e Kombeve barazoi 1:1 si mysafire e Moldavisë dhe humbi në shtëpi nga Greqia 2:1.
Ndërkaq kombëtarja shqiptare ka mbetur në pozitën e 66-të pas fitores ndaj Bjellorusisë e humbjes nga Lituania.
Belgjika, Franca, Brazili dhe Anglia kanë ngelur në top-katërshe, përderisa në pozitën e pestë të ranglistës tani ka kaluar Portugalia që u ngrit për dy pozita. Uruguai, Spanja, Kroacia, Argjentina e Kolumbia mbyllin top-dhjetëshen.