Gucati: Zyrtarët e Speciales e kanë pranuar se dosjet janë të gjykatës

Zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë marrë dosjet në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, derisa këta të fundit thotë se këta zyrtarë kanë pranuar se dosjet janë të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka dekoruar se zyrtarët e Gjykatës Speciale kanë pranuar se këto material janë të kësaj gjykate, por po ashtu thonë se nuk dihet se si po rrjedhin këto dosje.

“Ne sot i dozuam dosjet, mbi 70 përqind i keni marr ju  media dje. Çdo material që vjen ne do ta bëjmë publike, sepse Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën serbe. Këto dokumentacione janë të Speciales”, ka thënë Gucati.

Avokati Tomë Gashi thotë se e ka këshilluar kryesuesit e OVL UÇK-së që t’ua dorëzojnë dosjet zyrtarëve të Gjykatës Speciale.

“Kjo gjykatë është kundër shqiptarëve, poshtërisht kundër UÇK-së. Veteranet nuk kanë qenë kundër zbardhjes, por jo vetë të ndjeken ushtarët e UÇK-së. duhet të jeni shumë të kujdesëm që të mos i publikon emrat e dëshmitarëve, pro nuk e keni të ndalur që të bëni publike komunikimet që kanë pasur zyrtarët në Hagë me ata në Serbi në dem të UÇK-së. Në serbi kanë bashkëpunuar ngusht me gjykatën Speciale në Hagë. Në të ardhme do të shohim çfarë kredibiliteti ka kjo gjykatë”, tha Gashi.