Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucatika folur për vizitën e sotme të hetuesve të Gjykatës Speciale në zyrat e organizatës.
Ai ka përsëritur që Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatës të Serbisë.
Kurse, avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë se dokumentet e sjella në zyrat e OVL të UÇK-së janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, duke shtuar se edhe vetë ata e kanë pranuar se këto janë dokumente të tyre.
Ai në një konferencë për media ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër ish-luftëtarëve të UCK-së.