Zvarritet tërheqja e 10% të parave nga Trusti, deputetët nuk e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ka dështuar të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në  Kuvend, për këtë projektligj kanë votuar vetëm 41 deputëtë, shkruan lajmi.net.

I njëjti do të votohet në njërën prej seancave të ardhshme, pasi që si i tillë nuk kishte kuorum për të kaluar tutje.

Kujtojmë se në këtë projektligj është e përfshirë edhe mundësia e tërheqjes së 10%-shit nga Trusti, si ndihmesë ndaj qytetarëve që janë goditur nga pandemia.

Vetëvendosje dhe PDK nuk kanë votuar fare  për këtë projektligj.