Katër pacientë në Spitalin e Pejës me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, prej tyre katër janë në gjendje më të rëndë, e njëri është në respiratorë.

Në oksigjenoterapi janë 11 pacientë. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar katër pacientë me COVID-19 në këtë spital.

“4 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 11 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.