Detaje ekskluzive janë zbuluar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini sa i përket raporteve LDK-AAK.
Në bazë të informacioneve të konfirmuara që kanë Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në bisedime.
“Në takimin që kanë pasur së bashku me Isa Mustafën e Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në dialog e të mos dërgojë më Meliza Haradinajn apo Selim Selimin. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te anëtarët që e përbëjnë koalicionin”, tha ai.
Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj thotë se koalicioni duhet të ketë besimin e kryeministrit për dialog.
“Unë kam përshtypjen se kjo është një imponim i zotit Haradinaj në mënyrë që më pas ta përdorë elektoralisht se gjoja ka penguar ndonjë marrëveshje e dëmshme…Unë e shoh të pa arsyeshme që pjesë e delegacionit të behën liderët e partive që nuk janë pjesë e qeverisë. Në delegacion mund të shkojnë ministra e të bëhen kombinime por Kosova ka qeveri dhe nuk është koha kur nuk ishim shtet”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
Edhe analisti Astrit Gashi thotë se është e paarsyeshme që në delegacion të kërkojnë të jenë pjesëmarrës liderët partiak.
“Haradinaj ka plotësisht të drejtë që të ketë përfaqësim në dialog sepse është pjesë e qeverisë, por jo që atje të shkojnë liderët e partive”, tha Gashi.