Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Muharrem Fejza”, dyshohet se është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt, ndërkaq sipas informacioneve të para nuk raportohet për persona të lënduar.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se zjarri tashmë është lokalizuar dhe se po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, u shpreh Ahmeti.