Noizy ka folur rreth raportit me Enca Haxhinë.
Noizy ka folur më në fund pa doreza rreth jetës profesionale dhe asaj private, ku përmendi edhe raportet me kolegët.
Reperi ishte i ftuar së fundi në “NIN”, ku ndër të tjera foli për sherrin që kishte me Enca Haxhinë, me të cilën më parë edhe kishte bashkëpunuar.
“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty. Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera”, tha ai.
Kujtojmë se “Party turn up” titullohet projekti i fundit muzikor nga Noizy, ndërsa punon për këngë të reja.