Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se tash e disa ditë është në rënie numri i pacientëve me coronavirus që po trajtohen në këtë spital.
Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga COVID-19.
Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,462 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 129 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 91 Rëntgena, 21 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.