Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi.
Thaçi kishte reaguar mbrëmë rreth emërimit të Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
Por një gjë e tillë u demantua nga Peter Stano, i cili tha se nuk është marrë asnjë vendim.
“Të befasuar të shohim një deklaratë të tillë faktikisht të pasaktë, procedurat e BE-së janë duke vazhduar dhe asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim. Pasi të përfundojë procesi ne do të njoftojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.
Presidenti Hashim Thaçi dje shkroi se “BE zyrtarisht ka emëruar të dërguarin special në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, E uroj atë për marrjen e detyrës. Por që misioni i ri i tij është i dizajnuar që të dështojë për shkak të asaj që ka bërë për ta penguar Sllovakinë për ta njohur Kosovën dhe votimin kundër Kosovës për ulëse në UNESCO”.