Pas lajmit për shtatzëni, Genta fotografohet me barkun e rrumbullakosur

enta Ismajli është fotografuar për herë të parë pas lajmit për shtatzëni.

Genta Ismajli tash e sa muaj është duke e shijuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht poston fotografi krah partnerit turk.

Këto ditë, në medie ka qarkulluar lajmi se Genta është në muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa një foto e fundit forcon akoma më shumë këto dyshime.

Artistja është fotografuar e veshur me një fustan të zi, ku i shihet barku i rrumbullakosur. Mbetet të shihet se a do ta konfirmojë Genta shtatzëninë.