Pas reagimit të Bashkimit Evropian të cilët thanë se është e pasaktë deklarata e presidentit Hashim Thaçi lidhur me emërimin e Miroslav Lajçakut për dialogun me Serbinë, ka reaguar presidenti Thaçi.
Thaçi ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së.
Presidenti tha se e mirëpret BE-në t’ia dëshmojë që e ka gabim, pasi që një gjë e tillë është gabim strategjik i saj sa i përket
procesit të dialogut.
“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar presidenti Thaçi.