Gjini: Për pikën e Ujmanit ka pasur insistim të Haradinajt

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë në Interaktiv të KTV-së se kur është në pyetje pika për Ujmanin në Marrëveshjen e Ëashingtonit, ka pasur një insistim të kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinajt.

“Njëkohësisht për Ujmanin është folur shpesh, ka pasur insistim të pasur dhe vendosmëri definitive të Haradinajt. Njëjtë kanë menduar edhe Mustafa dhe Hoti, por është nevojitur një insistim që ajo pikë të ndahet, t’i kemi dy marrëveshje bilaterale, e jo një trilaterale”, ka thënë ai, teksa ka thënë se kur është në pyetje Marrëveshja e Washingtonit nuk ka fitore absolute.

“Rrallë ndodh mes vendeve që gjithçka të jetë heshtje totale derisa palët të mbërrijnë në tavolinë. Kështu nuk ka ndodhur as kësaj radhe. E di që partitë politike jo vetëm në pushtet, e edhe ato në opozitë kanë qenë të njoftuar për draftin fillestar”, ka thënë ai.

Si ka thënë ai, dihet që ndërkohë është hequr pika 10 e Marrëveshjes me kërkesën e Serbisë.