150 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, përmes një konference për media.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507”, ka thënë Ramadani.