Një kontratë në vlerë 35 mijë euro është nënshkruar në mes të Zyrës së Presidentit të Kosovës dhe Fondacionit Walker, i themeluar nga William Walker – ish drejtues i Zyrës së OSBE-së në Kosovës gjatë periudhës së luftës.
BIRN raporton se ka siguruar një kopje të kontratës, e cila është e vlefshme pesë muaj, dukë nis nga gushti i 2020-ës dhe që skadon në dhjetor të këtij viti.
Në kontratë theksohet se fondacioni i themeluar nga më 2017 nga Hasan Salihu dhe William Walker do të sigurojë ekspertizë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në përpjekjet diplomatike për integrim Euro-Atlantik.
Në kontratë thuhet: “sigurim të shërbimeve… do të sigurojë ekspertizë të avancuar në çështje që përfshijnë, por edhe nuk kufizohen, si vijon: përfaqësimi i brendshëm dhe i jashtëm i Kosovës, zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve me shtete të tjera, forcimi i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe avancimin e iniciativave ekonomike sikurse integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike”.
Kontrata theksohet se mund të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Willaim Walker njihet si kritikues i madh i Presidentit Thaçi në vitet e kaluara.