Ndalohet edhe kafja “take away” (merre me vete)

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, përveç mbylljes së parqeve ka marr vendim edhe për ndalimin e shitjes së pijeve të ngrohta edhe sipas shërbimit “take away” (merre me vete).

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas vendimit me Nr.116/20 të datës  20/03/2020, të Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili thotë :

•       Ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00;

•       Ndalohet shitja e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take away” (për të marrë me vete) nga të gjitha subjektet ekonomike të cilat ofrojnë këto shërbime pavarësisht veprimtarisë së tyre primare.

•       Detyrohet Policia e Kosovës që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi;

•       Detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një (1) metër për të gjithë personat;

Prandaj ftojmë  të  gjithë qytetarët të bashkëpunojnë duke kontribuar në raportimin e rasteve të shkeljeve të këtij vendimi në numrin 112, duke i ndihmuar Policisë së Kosovës, Inspektorëve dhe të gjitha institucioneve përkatëse ta zbatojnë me lehtësi vendimin e lartcekur.  

Kontributi i secilit nga ju do të  ndihmojë në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe familjes suaj.

Andaj ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi.

 Mbroni veten dhe familjen tuaj!