Nxënësit kthehen në shkolla (Foto)

Më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Në kohë pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit duhet t’iu përmbahen rregullave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Autoritetet kanë thënë se mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena personale, janë rregullat që duhet të aplikohen në shkolla.


Në Kosovë, më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor, teksa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrotje nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
1Në Kosovë, më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor, teksa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrotje nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.
2Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.
Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t'i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.
3Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.
Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës. 
4Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës.