Horoskopi ditor për datë 14 shtator 2020

Dashi

Dita e sotme është dita juaj me fat, me Marsin në shenjë dhe Hënën dhe Venusin. Komunikimi dhe shoqëria do të jenë në gjendjen më të mirë këto ditë. Njohje të reja dhe shumë mundësi punësimi ju presin. Mendja juaj do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe do të merrni me sportivitet çdo situatë që do t’ju vijë.

Demi

Qielli sfidues për Demin. Në pamjen e yjeve sfera private do të jetë në rregull. Mos u ndalni  para vështirësive që do të hasni, vazhdoni planet tuaja. Sa i përket lidhjes tuaj në çift disa momente jo të këndshme do të kaloni me partnerin tuaj. Merrni pak kohë për veten tuaj pasi vërtet keni nevojë.

Binjakët

Hëna e butë do t’ju japë lumturi dhe një ndjenjë qetësie këtë ditë. Do të jeni shumë i disponueshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për ju.  Sa i përket dashurisë një histori e kaluar nuk po ju lejon të vazhdoni jetën ashtu si ju dëshironi. Shkëputuni dhe mos e mbani mendjen më mbrapa.  Sa i përket profesionit bashkëpunime të reja ju presin.

Gaforrja

Do të jetë një ditë jo fort e mirë, të paktën për sa i përket vendimeve financiare. Në lidhje me sferën sentimentale ju do të përmirësoni mirëkuptimin me të dashurin tuaj duke u mbështetur në kujtimet që ju prej vitesh keni mbledhur.  Në punë do të gjeni ndihmën dhe zgjidhjet e dëshiruara.

Luani

Kjo e hënë do të sjellë mundësi fatlume dhe shfaqje të shkëlqyera për shumë njerëz. Ju do të jeni në gjendje të mashtroni me shkathtësi këdo, veçanërisht nëse ndiqni me besim atë që intuita ju sugjeron. Nëse keni një aktivitet të pavarur, përqendrohuni shumë te komunikimi dhe do t’ja dilni mbanë. Në kontekstin e dashurisë, ju do të jeni shumë të gatshëm të ndizeni vetëm me një vështrim, të dorëzoheni në një përkëdhelje të thjeshtë.

Virgjëresha

Nuk është një ditë emocionuese, por  nuk është as dëshpëruese. Një qëndrim pajtues dhe pak frymë adaptimi do t’ju garantojnë qetësi dhe marrëdhënie të mira me të afërmit, miqtë dhe kolegët e punës. Hëna dhe Venusi sugjerojnë që të gjallëroni  marrëdhëniet në çift pasi janë paksa të vakta.   Interesat artistike dhe psikologjike do të jenë duke u zhvilluar dita ditës dhe më shumë.

Peshorja

Ju mund të përmbushni disa gjëra.  Do të realizoni një projekt, të zgjidhni çështje të pazgjidhura, të kryeni negociata biznesi, të kërkoni rritje ose stimuj për angazhimin e treguar në punë. Momenti triumfal për dashurinë.  Me Hënën në shenjën tuaj, marrëdhënia në çift do të jetë emocionuese dhe përmbushëse. Për beqarët, takimet do të jenë të shumta dhe premtuese.

Akrepi

Një kundërshtim të lehtë do të keni nga Hëna në planet tuaja. Ju do të përjetoni një interes të ripërtërirë në marrëdhëniet shoqërore. Kurioziteti do t’ju çojë në mjedise të ndryshme më shpesh se zakonisht. Do të jeni në kërkim të ideve të reja. Mos harroni gjërat e bukura që duhet të ndiqni do t’ju bëjnë ditën më të bukur. Një dashuri e bërë me mister të tërheq, duke zgjuar shijen për sfidë dhe aventurë.

Shigjetari

Miqësia dhe dashuria do të afrohen në situata të rrezikshme, deri në konfuzion! Në marrëdhëniet në çift, tërheqja është magneti që ju shtyn drejt njëri-tjetrit. Mund të jetë një natë plot pasion dhe për momentin kimia mes partnerit do të jetë e papërmbajtshme. Dhe nëse kjo është miqësi, ajo do të bëhet dashuri e përhershme.

Bricjapi

Pas ngritjeve  të shumta, ju tani ndiheni të sigurt në zgjedhjet që keni bërë. Sidoqoftë, nuk duhet të lejoni rënien tuaj, nëse nuk doni surpriza të padëshiruara. Do ta filloni ditën dhe javën me zell dhe vendosmëri, duke demonstruar cilësitë tuaja më të mira para botës! Një moment ideal në dashuri  për të krijuar bazat për një marrëdhënie të re, më pak të dukshme. Sa i përket ekonomisë fitimet tuaja do të jenë mjaft të mira.

Ujori

Po të mos ishte Hëna në opozitë, do të ishit gjithmonë të gatshëm për të sfiduar.  Do të jetë një ditë e bukur me Marsin e zjarrtë dhe Merkurin në shenjën tuaj. Puna është e mirë dhe nëse nuk është shumë mirë është vetëm sepse, për t’ju tërhequr vëmendjen nga punët tuaja ndërhyjnë familja ose çështjet sentimentale. Mos u dekurajoni nga uljet të cilat pësoni herë pas here.

Peshqit

Ju mund të mbyllni marrëveshjet në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe të kënaqshme. Gjithashtu do të jetë dita perfekte për të dërguar ftesa dhe për të mbledhur miq në shtëpinë tuaj për një darkë. Me një recetë tradicionale do të krijoni një përshtypje të mirë. Hëna për ju ka  planifikuar një mbrëmje të gjallë për çiftet e dashuruara.  Do të jeni miqësor dhe bujar, të gatshëm të kënaqni dëshirat e partnerit tuaj.