Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2606.
Kosova që nga 13 marsi kur shënoi dy rastet e para me koronavirus e deri më tani ka konfirmuar gjithsej 14 mijë e 637 të infektuar, prej tyre 11 mijë e 435 janë shëruar.
Po ashtu numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ka pësuar rritje. Nga ky virus deri tani kanë vdekur 596 persona.
Por, numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend ka pësuar rënie. IKSHPK sot ka njoftuar për 71 raste të reja me koronavirus.