Vedat Muriqi është nisur drejt kryeqytetit italian Romës.
Sulmuesi nga Kosova do ta kompletoj transferimin te Lazio, por fillimisht do t’i kryej vizitat mjekësore.
Ai ka folur për gazetarët turk pak para nisjes me aeroplan për në Romë.
Muriqi tregon pse zgjodhi klubin italian për t’iu bashkuar.
“Po shkoj në një ekip të ri. Synimi im i parë është të jem i suksesshëm në Romë dhe pastaj të luaj për klubet më të mëdha në botë në vitet në vijim. Tani do ta jap më të mirën nga vetja për Lazion”, deklaroi sulmuesi kosovar.
Ky transferim pritet të kompletohet për 18 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusesh.
Prizrenasi kaloi vetëm një sezon te Fenerbahce ku shkëlqeu me 17 gola e shtatë asistime.
Lazio fitoi garën për kosovarin, pasi për të interesoheshin edhe klubet tjera si Tottenham Hotspur, WBA, Leicester City e Brighton.