Delegacioni ynë dështoi në SHBA, pasi që u zmbraps nga njohja reciproke me Serbinë.
Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili mendon se në Uashington nuk kishte fare marrëveshje, por që u fol vetëm për resurset ekonomike të Kosovës.
“Në Uashington nuk kemi fare marrëveshje politike. Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen. Aty projekte që u folën, si do të sigurohen parat”, ka thënë Veseli në emisionin Prime Time në Kanal 10.
Veseli është shprehur se marrëveshja do të duhej e tillë që të dërgonte Kosovën drejt fundit të dialogut me Serbinë.