Grenelli Osmanit: S’keni dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen, vetëm kritika

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar replikat e tij në Twitter.

Ai tani i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares, Vjosa Osmani, të cilën e ka kritikuar duke i thënë se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen e Washington por vetëm kritika, transmeton KOHA.

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të bëjë ndryshime të mëdha. Zakonisht problemi është krenaria e autorësisë dhe marrja e meritave. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye të detyrës”, ka shkruar Grenell.

Kjo kundërpërgjigje e Grenellit vjen pasi Osmani kishte thënë se pajtohet që simbolizmi nuk mund të krijojë punë, derisa ka theksuar se këtë nuk mund ta bëjnë as politikanët e korruptuar.

Image