37 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.
Dy prej tyre, sipas raportit të Spitalit të Pejës janë në respirator, 26 në oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje më të rëndë.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 qe disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike.
Postimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 qe disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
210 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,722 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 70 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja.