Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas raportimeve në media se do të largohet nga kjo parti në rast se Vjosa Osmani formon një subjekt të ri politik.
Haziri përmes një postimi në Facebook duke mos e komentuar këtë raportim, ka shkruar shkurt vetëm “LDK bashkë! Beso!”.
“Beso” ka qenë slogani i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, ku Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre të Kosovës.
Në muajin qershor, kryeparlamentarja Vjosa Osmani është shkarkuar nga të gjitha pozitat drejtuese në LDK.