Vdesin 6 persona nga koronavirusi në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.