Një shtëpi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Nga ky zjarr nuk është lënduar asnjë person, ndërsa objekti që është hasur duke u djegur nuk paraqet ndonjë rrezik për banorët e lagjes, ka konfirmuar policia.
Detajet lidhur me rastin i ka bërë të dituara për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Në orën 09:10 gjatë patrullim në rrugën “Hajrulla Zymi” në Fushë Kosovë, policia ka identifikuar një vatër zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitë policore të Fushë Kosovës dhe zjarrëfiksit, të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin. Sipas informatave fillestare nuk ka persona të lënduar dhe nuk paraqitet ndonjë rrezik eventual për banorët dhe objektet përreth”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.