Shërohen dy pacientët e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Një lajm i mirë na ka ardhur nga Klinika Infektive në Tiranë, ku janë shëruar dy pacientë me koronavirus në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale.

“Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë🙌🏼

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼

Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️

Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️ ”, ka shkruar ministrja Ogerta Manastirliu.