Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë një takim me ministren e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj.
Takimi me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj do të mbahet në ora 11:00.
Ndërsa, nga ora 11:45, dy ministrat do të deklarohen për media në një konferencë të përbashkët.