Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me COVID-19. Dy prej tyre janë në respiratorë, 34 janë në oksigjeno-terapi dhe tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital dy pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Gjatë këtij 24 orëshi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 10 lindje – pesë normale dhe pesë me prerje cezariane. Kanë lindur 10 foshnje, pesë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore.
25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime radiologjike, prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja.