Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur në Prime Time të Kanal10, se ajo nuk do të bëhët pjesë e asnjë partie tjetër në Kosovë.
“Nuk do të aderoj në një parti tjetër, po shikojmë drejt themelimit të një bashkimi të forcave të intelektualëve në një iniciativë qytetare”, ka njoftuar ajo.
Megjithatë, Osmani sqaron se është fjala vetëm për zgjedhjet e ardhshme.