Shoqata e Fermereve Kosovar të Qumështit, i ka dërguar një letër kryeministrit Hoti.
Letra e plotë drejtuar Kryeministrit Hoti nga Shoqata e Fermereve Kosovar të Qumështit.
I nderuar Kryeminister Hoti
Ne fermerët e Qumështit se bashku me pikat grumbulluese dhe disa perpunues vendorë të Qumështit ju drejtohemi juve si Kryeminister i Kosoves si dhe kabinetit tuaj Qeveritarë , me qëllim të informimit dhe shprehjes së pakënaqesise ekstreme .
Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe ne ndodhemi para bankrotimit total .
Informacionet që ju kemi derguar permes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt se ju keni qenë të informuar me kohë per vështirësit nëper te cilat po kalojmē ne .
Fatkeqësisht ashtu sikurse Qeverit e mëhershme as ju nuk e patë të udhes që të ndermarrni asnje masë mbrojtëse per prodhuesit e Qumështit të cilet tash e sa vite kanë probleme të mëdha .
Ne tashë e sa vite e kemi bërë të qartë se problemi kryesor i tepricave te Qumështit është importi i jashtëligjshem i produkteve me vaj palme e të cilat duke mashtruar konsumatoret vendore shiten si produkte të “Qumështit” .
Ne mbi te gjitha jemi viktima të mosfunksionimit te ligjit .
Pa ligj importohet dhe
Pa ligj prodhohet tash e sa vite ?!
Deri kur ,do të lejoni që mbi kurrizin tonē dikush të pasurohet pa ligj ???
I nderuar Kryeminister pasiqe nuk po shohim asnje zgjidhje tjeter ju njoftojmë se nga data 14/09 /2020 ne do të fillojmë protesta masive me të gjitha mjetet e lëvizëshme bujqësore .
Protesta do të shoqërohet me derdhjen e përditëshme të rreth 50 -60 tonëve Qumësht i cili nuk po grumbullohet tashmë nje kohe .
Protestat do të jenë 24 orë dhe fillimisht do të ket nē Prishtinë mandej në të gjitha komunat e Kosoves e pastaj edhe tek importuesit dhe perpunuesit vendor që perdorin vajin e palmes .
Ne do të mbrojmë me çdo qmim atë që e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificê .
Me nderime
Besim Kuqi
Kryetar