97 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, ndërkohë janë shënuar 97 raste të reja pozitive.

Ka kohë që një ditë në Kosovë nuk është shënuar pa të vdekur si pasojë e COVID-19. Rastet pozitive kanë dalë nga 481 mostra të kryera.

Me këtë numri i të prekurve është rritur në 14.301, derisa i të vdekurve mbetët 568.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 pacientë, duke rritur numrin e përgjithshëm në 10.782.

Raste aktive janë 2.951.

Njoftimi i Plotë i IKSHPK-së:

139 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.