Gjini: Nuk kemi biseduar për dalje nga koalicioni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot është mbledhur në selinë e kësaj partie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu edhe mundësinë për dalje nga koalicioni qeverisë me LDK-në.

“Tema e vetme e diskutimit ka qenë procesi i dialogut, tha nënkryetari i AAK-së Adrian Gjini duke shtuar se sot nuk është diskutuar për dalje nga koalicioni.

“Do të ketë raund tjetër në Bruksel dhe dje ka qenë një takim I një formati tjetër. Aleanca nuk ka diskutuar sot për dalje edhe pse ka pasur anëtar që kanë menduar që nëse dialogu nuk prodhon rezultate të cilat ne I presim edhe mund të ketë veprime të tilla. Sot nuk është diskutuar për dalje dhe nëse ka dicka që është problem atëherë është shkaku I dialogut”, ka thënë Gjini.

Nënkryetari I AAK-së, theksoi se partia ku bën pjesë ai është serioze dhe e përkushtuar për arritjen e marrëveshjeve të mira për Kosovën, ka thënë ndër të tjera Gjini.

“Këto çështje janë ato që fola deri më tash. Ne jemi në koalicion qeverisës, por jemi edhe një parti serioze e cila është e përfshirë në dialog dhe që përfshihet në procese në të cilat Kosova nuk mundet që të kalojë dy herë. Marrëveshjet që ndodhin nuk mund të kenë përsëritje dhe serioziteti duhet të jetë maksimal”, theksoi Gjini.