Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2993.
Para dy ditësh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se ky numër ishte mbi 3 mijë. Por, dje në bilancin ditor, IKSHPK tregoi se janë shëruar 97 persona, duke e ulur kështu numrin e personave që e kanë ende aktiv infeksionin.
Ndërkaq dje po ashtu u regjistruan edhe 85 raste të reja si dhe u shënuan 5 raste të vdekjes.